Categories: LajmePolitikë

Konferenca e Shefave të Shtabeve të Ballkanit, Begaj: Përshëndes vendimin e NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti një fjalë përshëndetëse sot në Konferencën e 17-të të Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve të Ballkanit, që po mbahet në Durrës, me fokus angazhimin e rinisë në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.

Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij, z. Begaj, adresoi mesazhet e tij në këtë konferencë që bëri bashkë Shefat e Shtabeve të Përgjithshme të Forcave të Armatosura të vendeve të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë nga NATO dhe BE.

Në fillim të fjalës së tij, Presidenti theksoi se kjo konferencë është një instrument i rëndësishëm për të promovuar bashkëpunimin dhe kontribuuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti shprehu besimin se angazhimi i të rinjve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, nxitja e përfshirjes së tyre, nxitja e inovacionit, trajtimi i sfidave të rekrutimit dhe qëndrimit në Forcat e Armatosura janë garanci për një të ardhme të sigurt të rajonit tonë.

Duke përgëzuar pjesëmarrjen e Sllovenisë dhe Kroacisë në këtë forum, Presidenti i Republikës theksoi se ky forum do të ishte akoma më i plotë me pjesëmarrjen e Kosovës.  

“Gjej rastin të përshëndes vendimin e Asamblesë së NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës si anëtare të asociuar, si një hap drejt një rajoni më të sigurt dhe më evropian”.

 “E kam theksuar dhe do të vijoj ta theksoj se anëtarësimi i Kosovës në iniciativa dhe organizata ndërkombëtare politike dhe të sigurisë në rajon, por edhe globale, si Karta e Adriatikut A5, do të jetë vlerë e shtuar dhe kontribut i jashtëzakonshëm për paqen dhe sigurinë”,- ritheksoi Presidenti Begaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dënimi me burg i Dodik, reagon DASH: Kundërshtojmë çdo veprim që do të minonte sigurinë e Bosnjës

Një ditë pas dënimit me 1 vit burg dhe ndalim ushtrimi detyre për 6 vite…

9 seconds ago

Ministrja Pirdeni: Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka bërë të ditur sot…

3 minutes ago

Celibashi, Dumani dhe Çela firmosin protokoll të përbashkët për integritetin e zgjedhjeve 2025

Në mjediset e KQZ, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe…

8 minutes ago

Bylykbashi: Po mohoni votën e mijëra shqiptarëve me dokumente të huaja. Gjiknuri: Kërkoni alibi për humbjen

Në një debat të tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë diskutuar projektligjin për shtyrjen…

10 minutes ago

Berisha: Të shtyhet me 10 ditë afati për votimin e diasporës

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se projektligjet e propozuara nga mazhoranca për shtyrjen e afatit…

12 minutes ago

“Do përfitojmë nga BE”, Rama: Hakmerremi për poshtërimet që na kanë bërë si komb

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë mbledhjes me asamblenë socialiste në njësitë nr. 3 dhe…

13 minutes ago

This website uses cookies.