Categories: LajmePolitikë

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Hasani: Të shtohen përpjekjet për integrimin e Ballkanit

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani është takuar me homologët e tij të vendeve të tjera gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Hasani tha se në fokus të bisedime ka qenë pikërisht përpjekjet që duhet të bëjë Evropa dhe Ballkani Perëndimor në fushën e sigurisë, në një kohë kur situata nuk është aspak e qetë që nga lufta në Ukrainë e deri tek tensionet në Lindjen e Mesme.

Ministri Hasani tha se edhe integrimi Ballkanit në BE si një pikë kyçe për stabilitetin në Evropë iu dha prioritet gjatë diskutimeve në konferencë.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga Bullgari-Mariya Gabriel, Kosova Donika Gërvalla-Schëarz, Malta- Ian Borg, Kroacia- Grlic Radman, Gjerorgjia- Ilia Darchiashvili, Moldavia- Mihai Popșoi, Bosnja-Hercegovina Elmedin Konaković,  Bavaria-Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns. Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”, shkruan Hasani në Facebook.

Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC), takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë filloi më 17 shkurt me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave. I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Evropa duhet të rrisë investimet në fushën e sigurisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

SHBA- Avioni me 64 pasagjerë përplaset me helikopterin ushtarak, dhjetëra viktima

Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me…

8 hours ago

Boniek: Vetëm Interi mund të konkurojë me Napolin për titull

Zibi Boniek, legjenda e futbollit polak, foli në frekuencat e Kiss Kiss Napoli, gjatë Radio…

8 hours ago

Interi, mision i përfunduar me Asllanin në fushë: Lautaro shkatërron Monakon

Misioni i realizuar për Interin në Champions League. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze…

8 hours ago

Hamilton aksidentohet me Ferrari në testimet e Barcelonës

Në ditën e tretë të aktivitetit në timonin e Ferrarit, aksidenti i parë për Leëis…

8 hours ago

Berisha: Do të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve dhe buxhetin për arsimin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike synon të dyfishojë rrogat…

8 hours ago

Britania i dhuron pajisje me vlerë 30 000 paund Policisë Kufitare për luftën kundër krimit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim menaxherin rajonal të…

8 hours ago

This website uses cookies.