Konferenca ekonomike për Ballkanin, zyrtarja e DASH: Luftoni korrupsionin, mbështesni SPAK
Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland ka theksuar si problemin kryesor në Shqipëri korrupsionin, ndërsa shtoi se duhet luftuar ky fenomen që të mund t’i hapet rruga vendit drejt integrimit në BE.
Nga konferenca ekonomike për Ballkanin që u zhvillua në Tiranë, Hyland kërkoi më shumë mbështetje ndaj punës së SPAK, ndërsa konfirmoi përkrahjen e SHBA për të forcuar ligjin dhe demokracinë në Shqipëri.
“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Në Shqipëri ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsionin do të integrohet në Bashkimin Evropian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim. Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standardet e BE. Ju nevojitet ky fokus dhe ky vendosmëri dhe ne do ju mbështesim për këtë. Nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë e vetme dhe ne duam të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë”, tha Hyland.
Lidhur me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, zyrtarja e DASH tha se duhen rritur investimet dhe sipërmarrjet e huaja, por edhe të forcohet bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit.
“Vendet e rajonit të unifikohen si një treg i vetëm dhe më pas të behën pjesë e tregut të BE”, tha Hyland.
Rritja e kapitalit njerëzor e trajnimi i tyre dhe përpjekjet për mbrojtje e mjedisit ishin gjithashtu në fokus të diskutimit në këtë konferencë.