Konferenca “Gjeografia për të Gjithë”/Studentët paraqitën punimet e lidhura me çështjet e mjedisit dhe klimës
Në Bibliotekën Shkencore të UNISHK u organizua nga Departamenti i Gjeografisë, konferenca studentore “Gjeografia për të gjithë”. Arsimimi, mjedisi, rreziqet natyrore ishin disa nga temat që u trajtuan në të së bashku me evidentimin e problematikave të lidhura me ndryshimet klimatike.Rektorja Rajmonda Këçira tha se konferenca synon të ndikojë në mbrojtjen e mjedisit.
Mbi rëndësinë e lidhja mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar foli edhe drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija.Gjatë konferencës, studentët e degës së Gjeografisë prezantuan punimet e tyre të lidhura me çështje dhe tematika të lidhura me mjedisin.