Lajme

Konferenca me Erdoanin, Rama: Turqia, dhuratë dronë kamikazë. Këndvështrime të ndryshme për konfliktin në Palestinë

Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronës kamikazë. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.

Rama u kujdes të theksonte se pajisja e Shqipërisë me këto dronë nuk rrezikon asnjë shtet, por shtoi se është mesazh i qartë nga Turqia se vendi ynë është i pagoditshëm.

Ne jemi shumë të interesuar dhe shumë të përmbushur sot pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë dhe fuqizimit të kësaj marrëdhënie në aspektin ushtarak, ku ne kemi identifikuar konkretisht investime në këtë fushë. Unë e çmoj dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Është një dhuratë që nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do të godasë Shqipëri, por që përmban një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama.

Një temë që u diskutua mes dy liderëve ishte edhe konflikti në Gaza. E teksa e konsideroi atë që po ndodh në Gaza një tragjedi kolosale, Rama tha se megjithatë ndan këndvështrime të ndryshme me Erdoan në një pikë. Për kryeministrin Rama, populli palestinez ka të drejtë të jetojë në shtetin e tij, por nga ana tjetër terrorizmi, sipas tij, është i patolerueshëm.

Ukrainë është një temë qendrore në të gjitha diskutimet dhe po ashtu sot, edhe ajo që ndodh për ditë në Gaza është një tragjedi në proporcione kolosale. Bashkëndajmë me Presidentin Erdoan vlerësime të njëjta lidhur me agresionin rus në Ukrainë dhe të drejtën e pamohueshme të popullit palestinez për të jetuar i lirë në shtetin e tij. Por në një pikë kemi këndvështrim të ndryshëm sepse duke qenë tërësisht të vendosur bashkë me Turqinë dhe shumë të tjerë kundër terrorizmit, kundër terrorit, për ne terrori është i patolerueshëm. Jemi tërësisht për një armëpushim, por për ne Hamasi dhe çdo burim tjetër i terrorit nuk ka vend në të ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina. Askush nuk duhet të vërë në pikëpyetje ekzistencën e tyre”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

14 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

14 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

14 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

14 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

14 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

15 hours ago

This website uses cookies.