“Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” ishte fokusi i konferencës dy ditore nderuniversitare e organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, me pjesmarrjen e drejtuesve dhe pedagogëve nga disa universitete publike dhe private të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në temat e trajtuara, fokus i veçantë iu kushtua promovimit të turizmit përmes zbatimit të konceptit të produktit turistik të integruar, që synon bashkimin e resurseve natyrore, historike dhe kulturore për të krijuar një ofertë turistike më tërheqëse dhe konkurruese.
Sipas organizatorëve, kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave mes universiteteve dhe institucioneve që veprojnë në fushën e turizmit, duke dhënë kontribute të rëndësishme për hartimin e strategjive të ardhshme të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori.
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti…
Manchester United u kualifikua në çerekfinalet e Europa League, pas fitores 4-1 kundër Real Sociedad…
Tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Speciale, të cilat janë duke u…
Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që…
Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,…
This website uses cookies.