Konferenca në Luksemburg- Sot hapet një “kapitull” i ri i Shqipërisë në BE

Një “kapitull” i ri hapet sot për Shqipërinë në Bashkimin Evropian.  Kjo pasi, ditën e sotme Shqipëria do të mbajë në Luksemburg konferencën ndërqeveritare me BE-së ku pritet të marrë dritën jeshile për kapitullin kryesor që ka të bëjë me zbatimin e shtetit të së drejtës, administratën publike, prokurimin publik dhe çështje që kanë të bëjnë në themel të shtetit të së drejtës.

Në takimin që do mbahet në Luksemburg do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ekipi që do të përfaqësojë Shqipërinë, sikurse nga Ministri i Jashtëm, Igli Hasani; Kryenegociatorja Majlinda Dhuka; Ambasadori Ferit Hoxha; Zv.ministrja e Jashtme; Zv.ministri i Drejtësisë; Zv.ministri i Brendshëm; etj,.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin e parë, i cili fokusohet në disa tema kyçe, sikurse: funksionimi i institucioneve demokratike; reforma e administratës publike; gjyqësori dhe të drejtat themelore; drejtësia, liria dhe siguria; kriteret ekonomike; prokurimi publik; statistikat; dhe kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.