Categories: LajmePolitikë

Konferenca për paqen në Athinë, Hasani: Anëtarësimi në BE, thelbësor për stabilitetin e Europës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme, që u mbajt në Athinë.

Ministri Hasani theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit ka mbetur në stanjacion prej vitesh, teksa nënvizoi se qasja, ritmi dhe angazhimi i BE-së për këtë proces duhet të ndryshojë.

Për shkak të një mjedisi sigurie të prekur, zgjerimi është sërish në qendër të skenës, si një imperativ strategjik kritik që ka implikime të rëndësishme për stabilitetin, prosperitetin dhe unitetin e Evropës në të ardhmen”, tha Hasani.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të hapë mundësi të reja për rritje ekonomike.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor është thelbësor për stabilitetin, sigurinë dhe paqen e rajonit dhe Evropës në tërësi. Hapat gradual të integrimit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes, do të hapin dyert për tregun e vetëm, duke katalizuar zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimet infrastrukturore, duke reduktuar kështu pabarazitë ekonomike brenda Evropës”, u shpreh ai.

Ministri Hasani theksoi se procesi integrues duhet të jetë efikas dhe i besueshëm dhe se “çdo gjë më pak do të thoshte kthim pas në kohë dhe përpjekje”.

Ne treguam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë për të mbrojtur parimet dhe vlerat tona ndërsa kryesuam OSBE-në dhe shërbyem në Këshillin e Sigurimit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shohim zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor jo thjesht një zgjerim të kufijve të Unionit, por një hap thelbësor drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të begatë dhe kohezive”, nënvizoi ai. 

Hasani ishte pjesë e panelit “Perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tij për të ardhmen e Evropës”, bashkë me kryeministrin serb Milos Vucevic, ish kryeministrat grek e maqedonas Papandreu dhe Buckovski.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

14 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

15 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

15 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

15 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

15 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

15 hours ago

This website uses cookies.