Konferenca- Rama: Të ndërtojmë Europën në Shqipëri

“Të ndërtojmë Europën në Shqipëri”, është kjo motoja e synimi i artikuluar nga Kryeministri Edi Rama në konferencën e dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në përgjigje të pyetjes së gazetares Denada Shkodrani mbi detyrat e Shqipërisë për të ecur para me procesin e anëtarësimit, kreu i qeverisë u shpreh se nuk është synim “largimi” i Shqipërisë në Bruksel, por që Bashkimi Europian të vijë në Shqipëri.

Ta bëjmë Shqipërinë si një vend anëtar në mënyrën si funksionon, si I bën gjerat, në mënyrën e të qenit. Nuk duam që Shqipëria të largohet, të marrë çantën e të vijë në Bruksel, por BE të vijë në Shqipëri.

 Në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Europën dhe ne këtë duam: Të ndërtojmë Europën në Shqipëri”, deklaroi Rama teksa shprehu synimin për përfundimin sa më parë të këtij procesi dhe për të përmbushur objektimin e Shqipërisë e 2030-ës.

Është synimi ynë ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dekade dhe të jemi gati të trokasim në dyert e KE si shtet anëtar. Kjo sigurisht është shumë ambicioze dhe do kërkojë volum të jashtëzakonshëm pune. Kemi punuar shumë me komisionin dhe kemi hartuar një udhërrëfyes mjaft ambicioz. Kemi një plan: mbështetemi te miqtë dhe partnerët tanë për të na ndihmuar të arrijmë këtë gjë. Kjo është dykahëshe; jo vetëm politikisht. Kemi mbështetje të madhe. Por edhe teknikisht, ku kemi nevojë për dije, mbështetjen e trurit”, përfundoi Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.