Konferencë Ndërkombëtare/Dragusha: Janë 50 kërkime shkencore që vijnë në këtë konferencë
“Riformimi i Paradigmës Eko-Sociale drejt Inovacionit dhe Qëndrueshmërisë” është tema e konferencës shkencore e cila erdhi në vazhdën e 30 vjetorit të fakultetit ekonomik në Shkodër.Kjo konferencë bazohet tek kërkimi shkencor dhe inovacioni tha rektorja në detyrë e universitetit të Shkodrës Rajmonda Këçira….
“Është një kënaqësi e madhe t’ju mirëpres të gjithëve në Konferencën Ndërkombëtare “Riformimi i Paradigmës Eko-Sociale drejt Inovacionit dhe Qëndrueshmërisë” organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se përveç procesit arsimor dhe mësimdhënies, në institucionin tone një rëndësi të madhe ka edhe kërkimi shkencor dhe inovacioni. Ky është qëllimi kryesor i aktivitetit të përditshëm akademik dhe kërkimor, ky është fokusi i bashkëpunimit me partnerët tanë të universitetit në BE dhe në rajon. Në ditët e sotme, zhvillimi i qëndrueshëm në vendin tonë është në qendër të zhvillimit ekonomik. Ekonomia e bazuar në eko-turizëm dhe aktivitete bujqësore, mbrojtjen e mjedisit, turizmin e qëndrueshëm dhe ekonomitë e gjelbra, është fokusi në politikat dhe dokumentet strategjike. Të gjithë aktorët në nivel kombëtar dhe lokal po punojnë fuqishëm për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Këto pika kyçe të qëndrueshmërisë kanë qenë pjesë e kurrikulave, në disa programe studimi kryesisht në Fakultetin Ekonomik si kërkesë për përgatitjen e gjeneratave dhe specialistëve kërkimorë adekuat për këtë zhvillim”.
Në konferencën shkencore ndërkombëtare morën pjesë përveç 100 kërkuesve shkencor nga universiteti i Shkodrës edhe 25 kërkues shkencor nga universitete europiane….“Ka qenë në traditë e fakultetit Ekonomik organizimi i konferencave ndërkombëtare por jam shumë krenare të them që konferenca e organizuar sot eshte ndër më të mëdhatë e organizuara nga Fakulteti Ekonomik. Do të prezantohen 50 punime shkencore. Marrin pjesë më shumë se 100 kërkues shkencore nga të gjitha fakultetet e Universitetit të Shkodrës, nga disa universitete të tjera shqiptare dhe 25 kërkues shkencore nga Universitete të tjera Europiane. Për herë të parë kjo konference do te ketë një panel special me prezantimet e fokusit shkencor të studimeve doktorale të 10 studentëve të parë doktoral të programit Ekonomi dhe turizem i qëndrueshëm. Një vlerë e shtuar e kësaj konference është prezenca si key note speakers të 3 profesorëve të nderuar: Bill Templeton nga Butler Universiteti, USA, Kristofer Lambert nga Hopkins University, Mirjeta Beqiri nga Gonzaga University, USA”.
Një ditë më parë në festimet e 30 vjetorit të themelimit, fakulteti ekonomik përuroi hapjen e doktoraturës në këtë fakultet me brezin e parë prej 10 studentësh.Aktivitetet do të vijojnë edhe pëegjatë ditëve vijuese.