Konferencë Shkencore Ndërkombëtare – Përafrimi i legjislacionit shqiptar me të drejtën e Bashkimit Europian

konference shkencore 5

Sfidat me të cilat përballet Shqipëria në procesin ë përafrimit të legjislacionit më atë të Bashkimit Europian, janë trajtuar gjatë një Konferencën Shkencore Ndërkombëtare e mbajtur në Universitetin “Luigj Gurakuqi”,  organizuar nga Fakulteti Juridik i këtij universiteti dhe Departamenti i Shkencave Juridike të Universiteti të Firences.

Dekania e faklutetit të drejtësise së Univeristetit të Shkodrës, Irma Baraku, në hapje të konferencës u shpreh se integrimi i Shqipërisë është një proces  i gjatë që mbart detyrime të shumta edhe në fushën e legjislacionit, të drejtësisë dhe të shtetit ligjor, prandaj është e domosdoshme edhe shkëmbimi i opinioneve dhe përvojave të ekspërtëve të fushës .

Në fjalën përshëndetëse, rektori Tonin Gjura, duke e vënë theksin tek problematikat  e shumta të shfaqura në procesin legjislativ në Shqipëri  gjatë 30 viteve të fundit, tha se mbetet  shumë për të bërë për europianizimin faktik  të shoqërisë shqiptare, veçanarisht në fushën e legjislacionit.

Çështjë të së drejtës ndërkombëtare, kushtetuese, administrative , penale e të tjera u trajtuan në gjashtë panelet e kësaj  konferencë ku morën pjësë drejtues dhe petagogë të fakulteteve të drejtësisë dhe çështjeve ligjore të disa universiteteve italiane si  dhe të rajonit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.