Konfirmohen 17 vendet pjesëmarrëse në “Junior Eurovision 2024”, kryeson Shqipëria

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe RTVE kanë zbuluar 17 vendet pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës për Junior Eurovision 2024 që do të zhvillohet në Madrid, Spanjë më 16 nëntor.

Me sloganin “Le të lulëzojmë!”(Let’s Bloom) Festivali i 22-të i Këngës për Junior Eurovision i referohet lulëzimit të artistëve të rinj. I njëjti koncept do të jetë edhe te ‘kartolinat’; videot e shkurtra që paraprijnë performancat e çdo vendi.  

Vendet pjesëmarrëse në Junior Eurovision 2024 janë:

Albania (RTSH)

Armenia (AMPTV)

Qipro (CyBC)

Estonia (ERR)

France (France Télévisions)

Georgia (🇩🇪)

Reland (TG4 )

Itali (Rai)

Malta (PBS)

Holandë (AVROTROS)

Maqedonia e Veriut (MKRTV)

Polonia (TVP)

San Marino (RTP)

Spanja (RTVE – Transmetuesi pritës)

Ukrainë (Suspilne)

Qiproja do të kthehet në garë për herë të parë që nga viti 2017, pasi ka marrë pjesë më parë në 9 edicione dhe ka qenë mikpritëse e Konkursit në vitin 2008. San Marino bën rikthimin e tyre në Junior Eurovision pas 9 vitesh larg dhe pasi kanë marrë pjesë në tre Konkurse deri më sot.

Me 17 vende që marrin pjesë, Festivali i Këngës për Junior Eurovision 2024 do të ketë numrin më të madh të transmetuesve konkurrues që nga viti 2021.

“Është kënaqësia jonë të mirëpresim artistë të rinj dhe të talentuar nga 17 vende në Madrid në nëntor për Festivalin e 22-të të Këngës për Junior Eurovision. Ne jemi gjithashtu të emocionuar që mirëpresim dy vende, Qipron dhe San Marino, në konkurs. Ne presim një javë të mrekullueshme përpara nesh në nëntor”, u shpreh Martin Österdahl, Supervizor Ekzekutiv për Junior Eurovision Song

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.