Katër derra të egër që janë gjetur të ngordhur nga Shoqata e Gjuetarëve, dy në Pusin e Thatë dhe dy në Morinë ishin shenjat e para të alarmit që vuri në lëvizje shërbimin veterinar në Kukës e Has.
Pas inspektimit në terren, mostrat e marra u dërguan për analiza në Institutin e Veterinarisë, nga ku rezultuan të prekur nga mortaja e derrit. Drejtori i Shërbimit veterinar Bajram Peposhi, tha se u zbatuan protokollet përkatëse për asgjësimin e tyre
“Sëmundja në fjalë, prek vetëm derrat dhe nuk është e rrezikshme për transmetueshmëri tek njerëzit apo kafshët e tjera, por ka një shkallë të lartë mortaliteti dhe mund të depërtojë në stallat e derrave të butë që mbarështohen në zona të ndryshme të vendit”, tha Peposhi.
Peposhi shton se rastet në Pusin e Thatë dhe Morinë ishin të parat e shfaqjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë, ndërkohë që vendet kufitare të rajonit, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi e kanë të pranishme prej një viti.
“Shërbimi veterinar i Kukësit por edhe ai kombëtar kanë ndërmarrë edhe masat paraprake për monitorim të rreptë të situatës në stallat e derrave, duke qenë se nuk ka vaksine apo masë tjetër që frenon sëmundjen”, tha Peposhi.
Në Kukës nuk ka komplekse të mbarështimit të derrave, gjithsesi vitet e fundit është rritur ndjeshëm shtimi i tufave të derrave të egër pothuajse në të gjithë territorin e zonave të mbrojtura të qarkut, kjo fal edhe masave shtrënguese siç ishte moratoriumi i gjuetisë.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.