Konfirmohet rasti i parë me fruth në Shkodër, infektohet i mituri

Konfirmohet rasti i parë me fruth në Shkodër. Ky fakt u iu tha RTSH-së nga shefja e epidemiologjisë në këtë qark, Dhurata Hysa.

I infektuar është një fëmijë 4 vjeç, i vaksinuar me dozë të parë. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po monitorohet në kushtet e shtëpisë

Vendi ynë është prekur nga fruthi gjatë kësaj periudhe ku edhe në Shkodër është konfirmuar rasti i parë.  Një fëmijë i moshës 4-vjeç ka rezultuar i prekur me Vruth. Sipas epidemiologes Dhurata Hysa fëmija është i vaksinuar me një dozë.

Sipas saj deri më tani nga kontrollet ky është rasti i parë. Hysa tregon se 4 vjeçari po ndiqet nga mjekët dhe familjarët teksa ndodhet në banesën e tij në një gjendje të mirë shëndetësore.

Vaksina e fruthit aplikohet në moshën 1 dhe 5 vjeç. Aktualisht vaksinimi është kryer në masën 87% për dozën e parë dhe mbi 90 % për dozën e dytë ne rajonin e Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.