Konfiskimi i dokumentit, Kurti: Sulmi terrorist në Banjskë, pjesë e planit për të aneksuar veriun

d9491ee4539b4b0794099ba5018e9fd6

d9491ee4539b4b0794099ba5018e9fd6

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka konfiskuar një dokument në të cilin konfirmohet se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione.

Me anë të një postimi në rrjetin social X, Kurti shkruan se ky plan do të pasohej me krijimin e një korridori për në Serbi, që do të mundësonte furnizimin me armë dhe trupa.

Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, @Kosovo_Police kanë konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, shkruan Kurti.

Kujtojmë se paraditen e së dielës (24 shtator), persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr dhe hodhën granata dore në hyrje të fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër polic.

Ngjarja solli reagimin jo vetëm të zyrtarëve nga Kosova e Serbia (e akuzuar nga Prishtina zyrtare si autore e sulmit), por edhe të ndërkombëtarëve të cilët dënuan sulmin dhe bën thirrje për gjetjen e një rruge për dialogun mes dy vendeve.

Sakaq, fill pas sulmit, Policia e Kosovës ushtroi një aksion për neutralizimin e grupeve kriminale serbe.

Po ashtu, Policia e Kosovës bëri me dije se eliminoi 3 sulmues, dhe arrestoi 6 të tjerë për posedim të armëve, të municionit dhe të radiolidhjeve. Një ditë më pas u konfirmuar dhe një tjetër i vrarë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.