Konflikt për pronën te “Kepi i Rodonit”, 8 të arrestuar, mes tyre ish-deputeti Mark Frroku

b26518c934354afaa5e7233954decc73

b26518c934354afaa5e7233954decc73

Ish-deputeti socialist Mark Frroku dhe shtatë persona të tjerë janë arrestuar për shkak të një konflikti pronësie te Kepi i Rodonit.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, Mark Frroku ka qenë i pranishëm në konfliktin për pronën mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike.

Ditën e djeshme Policia bëri me dije se disa prej banorëve të fshatit Shetaj në zonën e Kepit të Rodonit u konfliktuan me përfaqësues të kishës katolike, për shkaqe pronësie.

Sherri mes tyre nisi gjatë kohës kur “përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë”.’  

Në zonën e Kepit të Rodonit, disa  banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë”, thuhej në njoftimin e Policisë së Durrësit.  

Pas konfliktit me grushte situata degradoi në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa sipas policisë “në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.