Konflikti Izrael-Gaza/Putin dhe Erdogan kërkojnë krijimin e shtetit të Palestinës
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha këtë të martë gjatë takimit në Moskë me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani, se konflikti mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Gaza, vjen si pasojë e “dështimit” të politikës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.
Presidenti rus bëri thirrje për krijimin e “një shteti sovran palestinez dhe e konsiderojë atë si diçka të domosdoshme. Putin tha se Perëndimi kurrë “nuk i ka marrë parasysh interesat thelbësore të popullit palestinez”.
Edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kërkuar po ashtu krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës, si zgjedhje për konfliktin mes palestinezëve dhe izraelitëve. “Krijimi i shtetit të pavarur të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me integritet gjeografik dhe me Kudsin lindor si kryeqytet është nevojë e cila tashmë nuk mund të vonohet më”, deklaroi Erdogan në ceremoninë e hapjes së Kishës Ortodokse Asiriane ‘Mor Ephrem’ në Stamboll. Presidenti turk u ofrua gjithashtu si ndërmjetësues për të rivendosur paqen.
“Na plagos zemrën e të gjithëve kur kryesisht fëmijët e pafajshëm, foshnjat në djep humbin jetën dhe vuajnë. Fryrja ndaj këtij zjarri nuk është në dobi të askujt, veçanërisht për civilët nga të dyja palët. Jemi të vendosur të vazhdojmë duke intensifikuar përpjekjet diplomatike që kemi filluar për rikthimin e qetësisë. Ftojmë të gjithë aktorët dominues në rajon të kontribuojnë sinqerisht për paqen”- tha Erdogan.