Konflikti Izrael-Hamas, 33 palestinezë lirohen në ditën e katërt të armëpushimit

33 palestineze

33 palestineze

Më shumë palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite në ditën e katërt të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Me lirimin e 33 personave, numri i palestinezëve të liruar shkon në 150 që nga dita e premte– ditën kur të dyja palët filluan të shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit.

51 pengje izraelite, përfshirë motrat binjake trevjeçare, janë liruar nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes.

Katari ka thënë se pauza në luftime do të zgjatet me dy ditë, gjë që Izraeli nuk e ka konfirmuar apo mohuar. Ndërsa pak informacion është lëshuar për grupin e fundit të palestinezëve që janë liruar.

Të hënën si Hamasi ashtu edhe Katari – i cili ka luajtur një rol të madh në bisedimet mes palëve ndërluftuese – thanë se 30 fëmijë palestinezë dhe tre gra do të liroheshin.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit tha më vonë se 33 persona ishin liruar nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor dhe një qendër paraburgimi në Jerusalem, por nuk specifikoi gjininë apo moshën e tyre.

Në mbrëmje, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një autobus që transportonte të burgosurit palestinezë të sapo liruar kishte mbërritur në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ndërkohë që luftimet ndërmjet Hamasit dhe Izraelit janë pezulluar përkohësisht, organizatat e ndihmës kanë shfrytëzuar mundësinë për të dërguar kamionë në Gaza të mbushura me ushqime, ujë, karburant dhe ilaçe.

Hamasi është zotuar të lirojë edhe 20 gra dhe fëmijë të tjerë, nëse zgjatet dy-ditore e armëpushimit, transmeton BBC. 

Izraeli nuk ka komentuar në mënyrë eksplicite për zgjatjen, por zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu tha të hënën në mbrëmje se kishte “miratuar përfshirjen e 50 të burgosurve femra në listën e të burgosurve që mund të lirohen, në rast se lirimi i pengjeve të tjera izraelite. kryhet”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.