Konflikti Izrael-Hamas, vriten 11 gazetarë palestinezë

izrael hamas

izrael hamas

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë ka bërë të ditur se Izraeli ka vrarë 11 gazetarë palestinezë në sulmet ajrore në Gaza që nga 7 tetori kur ndodhi goditja me raketa e Hamasit ndaj qyteteve izraelite.

Lajmi vjen pasi Ministria e Jashtme e Libanit tha se do të paraqesë një ankesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për atë që e quajti “vrasjen e qëllimshme të Izraelit”.

Izraeli lëshoi një raketë që goditi një makinë civile që i përkiste një grupi mediatik, tha komanda e lartë e vendit.

Ndërkohë izraelitët janë ngritur në protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu.  Turma e dhjetëra protestuesve u mblodh jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, duke thirrur që Benjamin Netanyahu të largohej.

Demonstrata thuhet se filloi nga një person, ku anëtarë të familjes së tij janë marrë peng nga Hamasi. Kryeministri izraelit po përballet me kritika të shumta se si shërbimet e inteligjencës së vendit nuk arritën të parandalojnë sulmin e Hamasit të shtunën e kaluar.

Edhe para konfliktit me Hamasin, Netanjahu është ndodhur nën presion të madh politik, ku gjatë verës, dhjetëra- mijëra protestues demonstruan në Tel Aviv dhe qytete të tjera kundër ndryshimeve të propozuara në sistemin gjyqësor duke pretenduar se në këyë mënyrë po krijohej një qeveri më autoritare, transmeton Sky News.

Gjatë këtij viti demonstruesit vazhduan presionin me mitingje javore kundër qeverisë së Netanjahut.

Ai u kthye në pushtet në dhjetor të vitit të kaluar në krye të një koalicioni me hebrenj ultra-ortodoksë dhe aleatë të ekstremit të djathtë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.