Konflikti Izrael-Palestinë hyn në ditën e 13-të me sulme të vazhdueshme ajrore nga forcat izraelite
Izraeli sulmoi mëngjesin e kësaj të enjteje disa lokacione në rripin e Gazës, përfshi pjesë të jugut që i ka shpallur si zona të sigurta. Ushtria e atij vendi bëri të ditur se ka goditur njëqind objekte në Gaza gjatë sulmeve të ndërmarra në 24 orët e fundit që shënjestruan infrastrukturën e Hamasit.
Bombardimet erdhën pasi Izraeli ra dakord të lejonte dorëzimin e ndihmave nga Egjipti në Gaza, e cila vijon të jetë e rrethuar dhe pa akses në furnizimin me ujë energji elektrike dhe karburant. SHBA dhe Egjipti kanë bërë të ditur se kamionë me ndihma do të fillojnë të hyjnë në gaza që nga e premtja.
Ndërkaq, mediat palestineze raportojnë se e para dhe e vetmja grua pjesë e byrosë politike të Hamas, që është organi vendimmarrës i grupit militant, është vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit.
Bëhet fjalë për Jamila al-Shantin, e veja e bashkëthemeluesit të Hamas Abdel Aziz al-Rantisi. Ministria e Jashtme izraelite ka bërë me dije se janë gjetur trupat e pajetë të një të moshuare dhe mbesës së saj që u morën peng në një vendbanim që u sulmua nga Hamas, por pa bërë të ditur vendin se ku u gjetën trupat.
Zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes Daniel Hagari u shpreh se ushtria ka njoftuar familjet e 203 pengjeve që po mbahen në Gaza. Më parë ishte deklarauar se numri I këtyre pengjeve ishte 199. Ndërkohë zëdhënësi I ministrisë së jashtme izraelite Lior Hait u shpreh se numri I viktimave që kanë humbur jetën nga shpërthimi në spitalin Ali Ahli në qytetin e gazës nuk është 471 siç është pretenduar nga autoritetet palestineze.
Bëhet fjalë për dhjetëra viktima, u shpreh ai. Për këtë sulm Hamas vijon të pretendojë se autor është Izraeli, por ky I fundit këmbëngul se është shkaktuar si pasojë e një rakete të lëshuar nga brenda gazës, e cila ka dalë jashtë trajektores.
Mjekët e spitalit thonë se 40 për qind e pacientëve të plagosur nga shpërthimi janë fëmijë, që kanë humbur një ose të dy prindërit. Ministria e shëndetësisë së gazës ka thënë se 3478 persona janë varë dhe më shumë se 12 mijë të tjerë janë plagosur në gaza që nga fillimi I luftës. Më shumë se 1400 të tjerë janë vrarë në Izrael, shumica civilë të masakruar nga luftëtarët e Hamas në datën 7 tetor. Ndërkohë, shtatë palestinezë, mes të cilëve edhe 4 adoleshentë janë vrarë gjatë incidenteve të 24 orëve të fundit me forcat izraelite në bregun e pushtuar perëndimor. 69 është numri total i palestinezëve që janë vrarë nga forcat izraelit në bregun perëndimor që nga data 7 tetor.