Konflikti Izrael- Palestinë, Macron: Paqja në Lindjen e Mesme është e mundur
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se në Lindjen e Mesme arritja së një paqe e qëndrueshme është e mundur.
Pas takimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, Macron shkroi në rrjetin social “X”, se “Franca po punon për të luftuar terrorizmin, për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar që aspiratat legjitime të izraelitëve dhe palestinezëve të merren parasysh”, duke e quajtur Jordaninë, “një partner thelbësor në këtë rrugë”.
Ndërkaq, nga ana tjetër Gjykata Mbretërore Hashemite Jordaneze gjatë takimit me Mbretin Abdullah II ka bërë të ditur se “pohoi se ndalimi i luftës në Gaza është një domosdoshmëri absolute që bota duhet të lëvizë menjëherë”.
Udhëheqësi francez vizitoi kryeqytetin e Amanit të mërkurën, pasi u takua të martën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe liderin palestinez Mahmoud Abbas.
Më pas ai udhëtoi për në Kajro, ku u takua me presidentin egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi.
Gjithashtu, Macron propozoi një koalicion ndërkombëtar për të luftuar grupet terroriste me një model të ngjashëm me luftën kundër ISIS, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas një burimi të Pallatit Elysee, propozimi mund të shqyrtojë nëse aspektet e atij koalicioni mund të përsëriten për të luftuar Hamasin, si shkëmbimi i inteligjencës dhe lufta kundër financimit të terrorizmit.