Konflikti mes dy fiseve në Rrëshen / Thyen heshtjen familja Reçi: Nuk kemi lidhje me krimin, ia kemi lënë në dorë drejtësisë
Të pyetur nga policia si të dyshuar kryesor për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, familja Reçi ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator.
Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më heret, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dorë drejtësisë thotë Martin Reçi.
Interpretimet e ndryshme duke lidhur emrin tonë me këtë ngjarje, po na fusin në konflikte të paqena thotë Martin Reçi, i cili inkurajon organet e drejtësisë që të zbardhin krimin e rëndë.
Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtatori teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen.
Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre përsona të tjere të cilët ishin nën shoqërinë e viktimes, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy përsona të maskuar, të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.