Konflikti mes dy fiseve në Rrëshen / Thyen heshtjen familja Reçi: Nuk kemi lidhje me krimin, ia kemi lënë në dorë drejtësisë

Të pyetur nga policia si të dyshuar kryesor  për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, familja Reçi ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator.

Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më heret, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dorë drejtësisë thotë Martin Reçi.

Interpretimet e ndryshme duke lidhur emrin tonë me këtë ngjarje, po na fusin në konflikte të paqena thotë Martin Reçi, i cili inkurajon organet e drejtësisë që të zbardhin krimin e rëndë.

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtatori teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen.

Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre përsona të tjere të cilët ishin nën shoqërinë e viktimes, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy përsona të maskuar,  të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.