Categories: BotaLajme

Konflikti në Gaza, kryeministri palestinez kërkon të dërgohen ndihma nga ajri

Kryeministri palestinez Mohammad Shtaje u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të hedhin ndihma nga ajri në Rripin e Gazës, veçanërisht në veri. Ai akuzoi Izraelin se po kërkon të mbajë të pushtuar sa më gjatë enkalvën me popullsi palestineze.

“Ne bëjmë thirrje për hapjen e korridoreve të ndihmës në Gaza, pa u kufizuar vetëm në vendkalimin e Rafahut” U shpreh ai.

Ndërkohë Ushtria e Izraelit tha se trupat e saj kanë gjetur armë, municione në një kopsht fëmijësh në zonën e Beit Hanoun. Në një deklaratë, IDF shtoi se shkatërruan tunele, struktura civile, ku ishin ruajtur armë, harta e dosje të inteligjencës që i përkisnin Hamasit. Forcat izraelite kanë arritur pranë spitalit më të madh të Gazës. Mijëra njerëz janë larguar nga al-Shifa, por zyrtarët shëndetësorë thanë se pacientët po humbin jetën nga mungesa e energjisë për shkak të luftimeve të ashpra.

Mes thirrjeve të shtuara për një armëpushim ndërsa kriza humanitare në Gaza po thellohet, Izraeli tha se do të hapë një rrugë evakuimi nga spitali Al-Shifa ku civilët mund të largohen drejt jugut.

Ndërsa Shoqata humaitare e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze tha se përpjekja për evakuim në spitalin al-Kuds dështoi për shkak të bombardimeve të vazhdueshme. Ndërkohë Organizata e Kombeve të Bashkuara mbajti një minutë heshtje të hënën për të nderuar punonjësit e saj që kanë humbur jetën në Gaza.

Flamujt u ulën në gjysmështizë në selinë e OKB-së në Nju Jork, Gjenevë dhe vende të tjera ku operojnë zyra të saj në nderim të 101 punonjësve të agjencisë për refugjatët palestinezë të vrarë që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Sipas raportimeve nga dy palët, mbi 11 mijë persona janë vrarë në Gaza dhe rreth 1200 të tjerë në Izrael.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Europa League në RTSH/ Roma mund Bilbaon në frymën e fundit, Lacio dhe Frankfurt shkëlqejnë në transfertë

Liga e Europës ka dhuruar emocione dhe spektakël në takimet e para të fazës së…

3 hours ago

SHBA-ja dhe Ukraina bisedime javën e ardhshme, i dërguari i posaçëm i Trump zbulon vendin e takimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ekipi i tij do të takohet me zyrtarët…

3 hours ago

Trump ndalon tarifat ndaj Meksikës, pritet të hiqen edhe ndaj Kanadasë

Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten një vonesë tarifore gati një mujore për të gjitha…

3 hours ago

Berisha: Shqipëria ka potencialet më të mëdha në rajon dhe Europë për prodhimin e energjisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me strukturat e PD në degën…

3 hours ago

Miratimi i marrëveshjes për pensionet nga Italia, Rama: Asnjë vit pune nuk humbet

Kryeministri Edi Rama reagoi të enjten për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kontributeve të…

3 hours ago

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe temperaturat të larta

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) ditën e sotme vendi  ynë do të…

3 hours ago