Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës. Tension në tregjet globale
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi global, është rritur me 2 për qind duke shkuar në në 74.88 dollarë për fuçi, ndërsa WTI, standardi i SHBA-së, ishte 2% më i lartë në 71.20 dollarë.
Rritja e tensioneve në rajon ka sjellë shqetësime në tregjet financiare.
“Goditja më e madhe do të vinte nëse Izraeli do të sulmonte pjesën ekonomike të Iranit, prodhimin e tij të naftës. Nëse Izraeli gjymton industrinë e naftës së Iranit, tregjet globale do të ishin tensione të mëdha”, shkroi Stephen Innes, partner menaxhues në SPI Asset Management.
Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).
Irani eksporton pjesën më të madhe të naftës në Kinë për shkak të sanksioneve të gjata ndërkombëtare, por analistët kanë thënë më parë se një reduktim i këtyre eksporteve do të kishte një ndikim masiv në tregun global, transmeton CNN.
Pasiguria ka prekur gjithashtu stoqet globale dhe tregjet e tjera të mallrave. Me përjashtim të Hong Kongut, shumica e tregjeve aziatike të aksioneve pësuan rënie pas shitjeve në Ëall Street. Ari, i parë si një investim i sigurt, po tregtohej javë së kaluar afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave.