Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës. Tension në tregjet globale

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi global, është rritur me 2 për qind duke shkuar në  në 74.88 dollarë për fuçi, ndërsa WTI, standardi i SHBA-së, ishte 2% më i lartë në 71.20 dollarë.

Rritja e tensioneve në rajon ka sjellë shqetësime në tregjet financiare.

Goditja më e madhe do të vinte nëse Izraeli do të sulmonte pjesën ekonomike të Iranit, prodhimin e tij të naftës. Nëse Izraeli gjymton industrinë e naftës së Iranit, tregjet globale do të ishin tensione të mëdha”, shkroi Stephen Innes, partner menaxhues në SPI Asset Management.

Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Irani eksporton pjesën më të madhe të naftës në Kinë për shkak të sanksioneve të gjata ndërkombëtare, por analistët kanë thënë më parë se një reduktim i këtyre eksporteve do të kishte një ndikim masiv në tregun global, transmeton CNN.

Pasiguria ka prekur gjithashtu stoqet globale dhe tregjet e tjera të mallrave. Me përjashtim të Hong Kongut, shumica e tregjeve aziatike të aksioneve pësuan rënie pas shitjeve në Ëall Street. Ari, i parë si një investim i sigurt, po tregtohej javë së kaluar afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

12 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

12 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

12 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

12 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

12 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

12 hours ago

This website uses cookies.