Konflikti në Rrjoll, procedohen dy vëllezër, akuzohen se kanë kanosur për motive pronësie një 58- vjeçar
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 26-vjeçar, banues në Bajzë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 49 -vjeçar, banues në fshatin Shkjezë, sepse nga pakujdesia, teksa qëllonte me armë gjahu në ajër, ka dëmtuar një dron që ishte duke fluturuar në atë zonë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut.
Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet shtesë në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 65 dhe 58 vjeçar, vëllezër, të dy banues në Velipojë. Në vijim të veprimeve hetimore për konfliktin e ndodhur tre ditë më parë në Velipojë, shtetasi me iniciale T. D., 58 vjeç, ka kallëzuar se dy vëllezërit e kanë kanosur për motive pronësie.
Ndërsa një 32 -vjeçar, banues në Shkodër, ka kallëzuar se dy shtetas të paidentifikuar, e kanë goditur me grushte, në lagjen “Skendërbeg”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.