Konflikti për vulën, PD: Gjykata e Lartë të zbardhë vendimin, duhet qartësi kujt i takon legjitimiteti

Edhe pas më shumë se 2 vitesh, saga se kujt i përket vula e PD ende nuk ka marrë fund, duke sjellë përçarje dhe krijim të fraksioneve të ndryshme brenda demokratëve me pretendimin se ato kanë të drejtën e vulës dhe përfaqësimit të partisë.

Në dhjetor Gjykata e Lartë sërish la pa zgjidhje këtë çështje, ku riktheu për rishqyrtim në Gjykatë e Apelit çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike, duke kërkuar gjykim me trupë tjetër gjykuese.

Partia Demokratike me firmë të Enkelejd Alibeajt i ka bërë kërkesë Gjykatës së Lartë që të zbardhë vendimin e saj të 27 dhjetorit 2023, në mënyrë që të mund të ndjek çështjen brenda afatit ligjor dhe të krijojë qartësi ligjore për Partinë Demokratike lidhur me pretendimet e legjitimiteti të drejtimti të saj.

“Risjellim në vëmendjen tuaj se gjykimi i kësaj çështje ka filluar në vitin 2022 dhe në vazhdën e vendimit tuaj duhet t’i nënshtrohet rigjykimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Duke marrë shkas nga natyra e veçantë e gjykimit në afate kohore të shpejta; duke patur në konsideratë peshën që kjo çështje në zgjidhjen përfundimtare të pretendimeve lidhur me legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike; ngërçin ligjor dhe politik në të cilin kjo çështje gjyqësore ka futur Partinë Demokratike në veçanti dhe opozitën në tërësi; nevojën e kësaj të fundit për një qartësi ligjore dhe politike me qëllim ushtrimin e funksionit shoqëror dhe politik të saj. Ju lutemi të realizoni zbardhjen e pjesës arsyetuese të vendimit të datës 27 dhjetor 2023.

Zbardhja e vendimit të datës 27 dhjetor 2023 dhe dërgimi i dosjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në afatet më të shkurtra të mundshme kohore do të na jepte mundësinë të kërkojmë nga kjo Gjykatë gjykimin e çështjes brenda afateve kohore ligjore”, shkruhet në kërkesën e PD.

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa dhe se ky vendim duhet të zbardhet sa më shpejtë nga gjykata pasi dhe qytetarët duhet të jenë të qartë se kush e ka legjitimitetin e partisë.

“Kërkojmë zbardhjen e vendimit dhe dërgimin e dosjes në Apel që të jap vendimin përfundimtar. Po bëhet 2 muaj nga vendimmarrja dhe gjykata ka shkelur afatin me 30 ditë për vonesën e zbardhjes së vendimit. Kërkojmë që ajo ta zbardhë sa më shpejtë. Kjo është kërkesa e tretë. Ky është detyrim që gjykata ka ndaj qytetarëve duke parë sensibilitetin e  çështjes që qytetarët dhe demokratët të jenë të qartë se kush e ka legjitimitetin e partisë”, tha Sefa për mediat para gjykatës.

Në vendimin e 27 dhjetorit 2023, Gjykata e Lartë prish vendimin e Gjykatës së Apelit më 3 mars 2023 që shfuqizoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri dhe e dërguan çështjen për rishqyrtim në shkallën e parë me një tjetër trupë gjykuese.

Gjykata e Lartë argumenton se në vendimin e 3 marsit të Apelit ka patur shkelje procedurale. Po ashtu, Gjykata e Lartë i kërkon Gjykatës së Apelit që të marrë një vendim nëse qëndrimi i Zhukrit, i cili konfirmoi Kuvendin e 11 dhjetorit të Rithemelimit, është apo jo i drejtë.

Nëse vendimi i gjyqtarit Zhukri do të mbetej në fuqi, atëherë vula do të shkojë te Sali Berisha, nësë do të rrëzohet në Apel Partia Demokratike i mbetet Lulzim Bashës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.