Categories: AktualitetLajme

Konfliktualiteti politik bllokon amnistinë, 620 të burgosurëve do t‘u duhet të presin janarin

Situata politike dhe bllokimet në kuvend nuk bënë të mundur kalimin dhe miratimin në parlament të amnistisë së të burgosurëve e njoftuar që do të votohej brenda këtij viti.  

Janë 620 të dënuar që përfitojnë dhe sipas burimeve , projektligji do të kalojë në muajin janar  të vitit 2024 për votim.

Sipas Kushtetutës në nenin 81 të saj në pikën ‘ë’, thuhet se ligjet për amnistinë miratohen me tre të pestat e anëtarëve të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, në këtë rast do të duhet dakortësi midis partive parlamentare të mazhorancës dhe opozitës për të siguruar 84 votat e mjaftusheshme.

Referuar projektlifjit nga aministia do të përfitojnë meshkujt të dënuar me burgim deri në 3 vjet dhe femrat e dënuara me vendim të formës së prerë deri në katër vjet. Do të përfitojnë nga amnistria edhe të burgosurit që u kanë mbetur 3 apo 4 vite dënim, për burrat dhe gratë.

Ndërkohë do të pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen me dy vite heqje lirie.Një vit ulje dënimi përfitojnë meshkujt dhe një vit e gjysmë gratë dhe të miturit, të cilët nuk përfitojnë amnisti si të tjerët.

Mësohet se nga amnistia përfitojnë 14 gra dhe 4 të mitur. Nga kjo falje do të përjashtohen të dënuarit për krime kundër jetës së individit apo krime kundër shtetit, duke përfshirë raste të korrupsionit.

Por edhe autoritetet ligjore duan të marrin masa nga kjo amnisti. Një  shkresë e lëshuar nga kreu I Policisë së Shtetit Muhamet Rumbullaku  dërguar drejtorisë së Burgjeve u kërkon bashkëpunim institucioneve për të marrë marrë kampione bilogjike me qëlloim ndërrtimin e profileve gjenetike AND për këdo nga të dënuarit që do të përfitojnë nmga kjo amnisti.

Madje në letër thuhet se Policia e Shtetit ka gatishmërinë për të siguruar grupe ekspertësh dhe tamponë për të bërë të mundur realizimin e këtij procesi.

Kjo do të ndihmojë në pasurimin e databazës me profile AND-je .

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

4 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

4 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

4 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

4 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

4 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

5 hours ago

This website uses cookies.