Screenshot 1 41
Më 20 nëntor 1972, u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në punimet e këtij Kongresi, që u zhvillua deri më 25 nëntor, morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi.
Në radhët e pjesëmarrësve, të cilët përfaqësonin shkencën, arsimin dhe kulturën shqiptare, ishin dhe arbëreshë nga Italia. Mes delegatëve më të spikatur, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave veçon Aleks Budën, Androkli Kostallarin, Bedri Dedjen, Dhimitër Shuteriqin, Eqrem Çabejn, Idriz Ajetin dhe Josif Ferrarin. Si përfaqësues nga Kosova ishte edhe akademik Rexhep Qosja, i cili e konsideroi kongresin si ngjarjen më të madhe në historinë e kulturës shqiptare.
Synimi i Kongresit ishte përcaktimi i parimeve dhe i drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për pasjen e një gjuhe letrare të njësuar. Në këtë kuptim, ky Kongres ishtë kurorëzimi i përpjekjeve të rilindësve dhe i Komisisë Letrare Shqipe. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) sjell fragmente nga rezoluta e Kongresit dhe medaljen përkatëse të kongresit.
Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…
Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…
Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…
Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…
This website uses cookies.