Categories: LajmePolitikë

Kongresi i PS, Balluku: Vizioni 20-30 u kthye në udhërrëfyes. Paketa bazë e zhvillimit, infrastruktura dhe energjia

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka deklaruar se vizioni 20-30 i Partisë Socialiste është kthyer në udhërrëfyesin e vizionit të partisë.

Balluku e cilësoi infrastrukturën dhe energjinë si paketa bazë e zhvillimit. Ajo u shpreh se PS ka arritur që Korridori 8 të jetë pjesë e rrjeteve paneuropiane të transportit.

“Jemi ajo parti që dimë të qëndrojmë në ditë të vështira dhe mbështesim njëri-tjetrin dhe  në momentet më decizive. Ne jemi partia e shqiptareve.

Në 2021, sërish në këtë sallë prezantuam vizionin e PS 20-30, i cili nuk ishte një titull fluturistik, dhe padyshim sot që flasim është kthyer në udhërrëfyes vizioni ynë, për ekipin që duhet të sjellë suksesin dhe që ka nisur tashmë zbatimin.

Ne flasim me vepra, punë. Paketa bazë e zhvillimit, që është infrastruktura dhe energjia dhe janë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Kemi nisur projekte të shumta që sot janë të prekshme, nga korridoret e rëndësishme të infrastrukturës, pan-europiane, sikurse është Korridori Blu.

Të gjitha kontratat që do vijojnë janë në faza të avancuara.

Kemi arritur që Korridori 8 të jetë pjesë e rrjeteve paneuropiane të transportit. Për të ndërtuar hekurudhat, mjeti i transportit të së ardhmes”, tha Balluku.

Ministrja u shpreh më tej se në buxhetin e vitit 2024, është parashikuar mirëmbajtja e 3606 km rrugë të cilat sipas saj, i hapin rrugë zhvillimit të sektorëve të tjerë, sikurse është turizmi dhe ekonomia.

Ndërtohet në gjithë Shqipërinë. Ndërtojmë projekte të mirëstudiuara dhe të cilat mbështesin fushat e tjera ekonomike.

Duke rritur kapacitetet infrastrukturore të vendit, ne kemi mbështetur sektorin e turizmit, ekonomisë, kulturës dhe agroturizmit.

 Në buxhetin e 2024 është parashikuar mirëmbajtja e 3606 km rrugëve. Ne bëjmë ndryshimin, jemi ata që shkojmë në çdo familje, që zgjidhim problemet.

Është detyra jonë të dëgjojë qytetarët pa dallim. Infrastruktura sot është moderne dhe përmban edhe zhvillimin e aviacionit civil”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

2 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

2 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

2 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

3 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

3 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

5 hours ago

This website uses cookies.