Kongresi i PS-Manastirliu: Në 2024-ën paga mesatare për mësuesit do jetë 950 euro

PS Manastirliu

PS Manastirliu

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në panelin e tretë të diskutimit në Kongresin e PS-së, u shpreh se viti 2024 do të jetë historik për pagat. Manastirliu u shpreh se qeveria do e çojë pagën mesatare të mësuesve në 950 euro.

“Për mësuesit në 2024 do nisim programin kombëtar për zhvillimin profesional të tyre që do mundësojë trajnime për praktikat efektive të mësimdhënies në matematikë, gjuhë e shkenca.

Nuk do lëmë pas fëmijët me aftësi speciale dhe do rrisim mbi 2 mijë numrin e mësuesve ndihmës në vitet e ardhshme.

Viti 2024 do jetë viti i rritjes historike të pagave për mësuesit duke e çuar pagën mesatare në 950 euro. Me rritjen e pagave, synojmë të tërheqim dhe mbajmë individë të talentuar”, tha ministrja.

Po ashtu, Manastirliu theksoi se nga viti 2024, në fokus do të jetë modernizimi i kornizës kurrikulare për arsimin parauniversitar.

Koha që po jetojmë na përball me sfida të mëdha. Nga ndryshimet demografike, te dixhitalizimi, Inteligjenca Artificiale. Ja dolëm të ringrihemi më të fortë dhe të kthejë sfidat në fuqi.

Nevojitet për të bërë akoma më shumë. Me këto zhvillime marramendëse na duhet një tjetër shpejtësi për transformimin dhe modernizimin e sistemit arsimor. Për arsimin parauniversitar shkolla 20-30 do jetë programi që do garantojë përmes ndërhyrjeve në sistem jo vetëm ngritje të nivelit të shkollës, por më shumë kompetenca dhe orientim në karrierë për nxënësit.

Nga 2024, modernizimi i kornizës kurrikulare për arsimin parauniversitar”, deklaroi ministrja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.