Kongresi i PS, Manja: 21 Janari, plagë dhembje. Drejtësia e re na mbush me shpresë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në fjalën e mbajtur në Panelin e parë për “Reformën në Drejtësi dhe Luftën kundër Korrupsionit”, u shpreh se 21 Janari është një plagë dhembje, e lehtësuar disi prej vendimit të Gjykatës së Strasburgut e cila i hapur rrugë drejtësisë me vendimin e dhënë së fundmi.
Sipas Manjës, drejtësia nuk e lë asnjëherë të drejtën, ndërsa theksoi se drejtësia e re, jep shpresë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Faleminderit që mbështesni PS në rrugën e reformimit të shtetit shqiptar.
Për çdo njeri të lirë, drejtësia për 21 janari është provë themeli për të mbrojtur vlerat e civilizimit dhe demokracisë në Shqipëri. Për ne socialistët, është plagë dhembje. Por në këtë kongres ndihemi të lehtësuar disi pasi vendimi i Gjykatës së Strasburgut më në fund i ka hapur rrugë drejtësisë dhe se drejtësia nuk e lë asnjëherë të drejtën. Çdo shkëndijë për perspektivën e rivendosjes së të drejtave të shkelura më 21 janar, nga drejtësia e re sot, na mbush me shpresë.
Jo më kot paneli i këtij kongresi nis me drejtësisë, pasi te drejtësia e ka zanafillën modernizimi i shtetit.
Ju premtuam drejtësi tërësisht të pavarur. Votën polebishitare të 2013-ës ne socialistët e faktuam përmes një përpjekje historike, kushtetuese dhe ligjore, për ti dhënë Shqipërisë drejtësinë që se kanë pasur”, tha Manja.