Kongresi i PS-së, Denaj: Kemi 550 mln eksporte, synimi të arrijmë 1 mld deri në vitin 2030

Denaj

Denaj

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj u ndal te investimet e bëra në këtë sektor.

Ajo u shpreh se qeveria ka ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë fermerët, teksa theksoi se vendi ka arritur në 550 milionë eksporte në 80 tregje elitare.

Sipas Ministres, objektivi është të shkohet në 1 miliardë eksporte deri në vitin 2030.

Kemi pesëfishuar mbështetjen e drejtpërdrejtë për fermerët, duke trefishuar prodhimin e perimeve dhe duke dyfishuar sipërfaqen e serave, duke arritur 550 mln eksporte në 80 tregje elitare. Ky është një stacion drejt një destinacioni 2030 me 1 mld dollarë eksporte. Infrastruktura nuk është vetëm filizi, por ruajta e sipërfaqes së tokës nga ndryshimet klimatike. Këtu dua të theksoj mbështetjen e bërë ndër vite me objektivin për të realizuar 100% të potencialit tonë ujitës në 2030 dhe 100% të potencialit kullues në 2030 për të dyfishuar në 200 km mbrojtje argjinaturë. Objektivi i radhës është që të bëjmë një skemë për të tejkaluar fragmentizimin. Bashkimi i operatorëve është një postulatë që do e dëgjojmë më shumë”, tha Denaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.