Kongresi/ Klosi: PS partia besnike e Shqipërisë, pikë e rëndësishme në rajon dhe të majtën europiane
Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, në fjalën e tij në Kongres u shpreh se Partia Socialiste është një pikë e rëndësishme në rajon dhe të majtën europiane, ndërsa garantoi se PS do të jetë gjithnjë partia e cila do të përfaqësojë interesat e qytetarëve shqiptarë.
“Puna për të organizuar një PS të fortë, të pathyeshme dhe krenare. Një parti besnike të Shqipërisë dhe interesave të qytetarëve shqiptarë.
Duke punuar shumë ja kemi dalë të fitojmë çdo betejë elektorale nën drejtimin e Edi Ramës. Të organizojmë jo vetëm 100 mijë anëtarët tanë, por gjithë progresistët e këtij vendi duke ndërtuar një mur të madh elektoral në përballje të të cilit janë shkërmoqur të gjithë kundërshtarët tanë.
PS pikë e rëndësishme në rajon dhe në të majtën europiane e më gjerë”, tha Klosi.