Kongresi, Mete: Vitin e ardhshëm, dyfishim i PBB-së. Ne mesin e 2024, paga mesatare 900 euro në sektorin publik 

Kongresi Mete

Kongresi Mete

Ekonomia shqiptare ndodhet sot në një moment të mirë. Kështu deklaroi Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete në Kongresin e PS-së.

Ministri tha se synimi është që rritja ekonomike të përkthehet në mirëqenie të shtuar për qytetarët, teksa theksoi se vitin e ardhshëm pritet një dyfishim i Prodhimit të Brendshëm Bruto, në raport me 10 vite më parë.

Po ashtu, Mete u shpreh se vitin e ardhshëm pritet të avancohet edhe me rritjen e pagave, duke arritur objektivin që paga mesatare në sektorin publik të arrijë në 900 euro në mesin e 2024-ës.

“Ekonomia shqiptare ndodhet sot në një moment të mirë. Synimi është këtë moment të mirë ekonomik ta përkthejmë në mirëqenie të shtuar për qytetarët. Vitin e ardhshëm presim një dyfishim të GDP në krahasim me 10 vite më parë. Buxheti i vitit të ardhshëm, këtë rritje ekonomike e përkthen në investime publike, në financim të reformave të rëndësishme, siç ishte Reforma në Drejtësi për të cilën dyfishohet financimi në raport me vitin 2016. Dyfishohet buxheti edhe për pushtetin vendor. E bëjmë këtë duke arritur të ulim borxhin publik çka rrit aftësinë tonë në tregjet financiare. Vitin tjetër do avancojmë me rritjen e pagave që në mesin e viti 2024 të arrimë një pagë 900 euro në sektorin publik. Presim që kjo reformë të jetë shtysë dhe për pagat e sektorit privat. Një lajm i mirë është plani i rritjes së BE për BP, ku pritet të akordohet nga BE afro 6 mld euro në formë grantesh dhe kredish të buta për të gjithë rajonin, me synimin që në vitin 2030 të arrihet konvergjenca ekonomike me BE”, tha Mete.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.