Konjufca mbron Kurtin për kritikat ndaj Lajçakut, SHBA përsërit: Kemi besim të plotë te BE-ja

konjufca

konjufca

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, mendon se ka të vërteta në deklaratat e kryeministrit Albin Kurti kundrejt emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak, që e akuzojnë për të anshëm me Serbinë.

Konjufca u shpreh të mërkurën (20 shtator) për KosovaPress se deklaratat nuk duhen marrë si akuza, por veprimet e Lajçakut herë pas here duhen vlerësuar si të papërgjegjshme.

Së pari, nuk mendoj që ato ishin akuza. Ishin disa konstatime për mënyrën e punës së Lajçakut. Është vërejtur më thënë të drejtën qysh në fillim që Lajçaku qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë, lë të themi, marrje e pozicionit të Serbisë,” u shpreh Konjufca.

Kurti deklaroi para medieve se akuzat e tij nuk janë për BE-në si institucion, por për emisarin Lajçak, ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit i vlerësoi të hënën “përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë–Serbi”.

SHBA-ja ka besim të plotë në Bashkimin Evropian, në lehtësimin e saj të dialogut dhe SHBA-ja ka besim të plotë te përfaqësuesi i Lartë Borel dhe përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike. Është e rëndësishme për të gjithë aktorët në këtë proces, të pranojnë procesin në të cilin janë dhe të luajnë ‘poker’ me letrat që u janë shpërndarë.

Dhe për të mbajtur parasysh këtë vizion që punon drejt marrëdhënies së normalizimit, duke punuar drejt zbatimit komplet dhe të plotë të [marrëveshjes së] Ohrit dhe aneksit të zbatimit të saj nga të dyja palët që është pritshmëria jonë, zbatimi i plotë nga të gjithë, është rruga përpara, e sjell Kosovën shumë më afër këtij vizioni që ne ndajmë për integrim të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike,” tha të mërkurën ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier (o. Jeffrey Hovenier).

Edhe për kryeparlamentarin e Kosovës, çelësi për avancimin e dialogut është asociacioni bashkë me njohjen, por një asociacion në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Pozicionimi i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një Asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit i cili e ka arrit këtë pikë ku jemi tash. Përderisa qasja origjinale ka qenë ndryshe krejt, sepse përndryshe do ta kishte bërë prej 2013-ës, do ta kishte bërë në Qeverinë e Isa Mustafës ose Hashim Thaçit.

Ideja origjinale është se nuk ka asociacion pa njohje. Nuk mundesh asociacion me marr edhe me heq prej idesë së njohjes. Quajeni si të doni, njohje de facto, është njohje e shtetësisë së Kosovës,” deklaroi Konjufca për KosovaPress.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.