Categories: KulturëLajme

Konkurs fotografie për turizmin, promovohet Shqipëria përmes shkrepjeve të qytetarëve

Të gjithë të pasionuarit që kanë fotografuar apo edhe xhiruar në video të shkurtra vendet turistike të Shqipërisë janë të ftuar të marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar i cili hapet nga agjencia kombëtare e turizmit nga data 20 deri në 30 nëntor .

Nga i gjithë fondi i mbledhur do te përzgjidhen nga një juri profesionistësh dhe nga vetë qytetarët 300 foto dhe 100 video të shkurtra të cilat do të jenë pjesë e fondit të agjencisë. Janë 10 kategori që përfaqësojnë fusha të ndryshme të turizmit.

Duam të panoramojmë gjithçka që ka Shqipëria jonë e bukur e bregdetit, e malit, kulturore, e kulinarisë dhe shumë aspekte të tjera”, tha Zana Çela.

Drejtoreshe e Agjencisë kombëtare e turizmit bëri me dije edhe çmimet se si do të ndahen. Për ministren Kumbaro këto foto e video do te jene prezantimi i Shqipërisë në të gjithë panairet ndërkombëtare.

Po këto materiale filmike të cilat do të na shoqërojnë qoftë në panairin e Madrit apo Berlinit ku do të shfaqen në një stendë dhe ekrane, do të kemi të gjithë Shqipërinë dhe në fakt të gjithë shqiptarët që do të marrin pjesë në këtë konkurs”, tha Mirela Kumbaro.

Fituesit do të shpallen në një natë gala me 12 dhjetor.   

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

5 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

5 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

22 hours ago

This website uses cookies.