Kjo e hënë ka shënuar një moment të rëndësishëm për Orkestrën Simfonike të Shkodrës, me nisjen e konkursit për instrumentistët e kësaj orkestre, simbol i traditës muzikore të qytetit.
Komisioni i përzgjedhur nga Bashkia Shkodër, i kryesuar nga dirigjenti Jetmir Barbullushi, ka dëgjuar të gjithë aplikantët, të cilët do të përzgjidhen bazuar në vlerësimet e këtij komisioni.
Kjo iniciativë, e cila përfaqëson një proces të ri për këtë formacion muzikor, ka marrë mbështetjen e kryebashkiakut Benet Beci.
Përkushtimi i tij po kontribuon vit pas viti në mbështetjen dhe fuqizimin e këtij formacioni, që është një trashëgimi e rëndësishme për Shkodrën.
Sipas dirigjentit Jetmir Barbullushi, konkurrimet janë një mundësi për të evidentuar talente të reja që mund të bëhen pjesë e Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Ai thekson se procesi bazohet mbi transparencë dhe profesionalizëm, duke hedhur poshtë çdo aludim lidhur me konkursin.
Formacioni i Orkestrës Frymore është një prej vlerave të veçanta artistike dhe unikale të Shkodrës, me fillesa që datojnë në vitin 1876.
Për një periudhë të gjatë, ky formacion ka qenë nën drejtimin mjeshtëror të Kujtim Alisë dhe ka qenë pjesë e eventeve kryesore kulturore të bashkisë.
Formacioni i Orkestrës Simfonike të Shkodrës, i themeluar në vitin 1952, prej 32 vitesh vazhdon të jetë një pjesë integrale e eventeve kulturore të nivelit më të lartë që zhvillohen në qytet. Ky formacion mbetet një pasuri e çmuar për trashëgiminë artistike të Shkodrës.
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Partizanit,…
Partia Demokratike ka arritur koalicion me aleatët, nën logon "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kërkesa…
Teksa ndodhet në Berlin në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka…
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se planet e reja të…
Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…
Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…
This website uses cookies.