Konkurset e pranimit në “Prenkë Jakova”, shkolla artistike ka nisur përgatitjet më herët për vitin e ri shkollor në shtator

Në shkollën artistike “Prenkë Jakova” kanë nisur të përgatiten për vitin e ri shkollor më herët se vitet e tjera. Kjo pasi shkolla po zhvillon konkurset e pranimit në degët e saj.
Drejtori i shkollës, Anton Kaftalli, thotë se faza e parë e konkursit të pranimit, e zhvilluar në ditët e para të muajit qershor, tregoi një rritje të interesit për të qenë pjesë e shkollës artistike.
Në datat 24-28 qershor do të zhvillohet faza e dytë e konkurseve të pranimit për klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta, në degën e muzikës dhe atë të Arteve Figurative.
Ndër vite, shkolla artistike “Prenkë Jakova” ka nxjerrë dhe përgatitur breza të tërë nxënësish të talentuar të qytetit.