Konkursi “Çesk Zadeja”-Ndahen çmimet e edicionit të dytë të kompozitorëve të rinj

Cesk Zadeja
Konkursi “Çesk Zadeja”- Ndahen çmimet e edicionit të dytë të kompozitorëve të rinj
Në kuadër të 70- vjetorit të krijimit të Teatrit të Operas dhe Baletit është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve “Çesk Zadeja” për kompozitoret e rinj.
Ky është edicioni i dyte i këtij konkursi që mban emrin e kompozitorit të madh Çesk Zadeja.
Kryetari jurisë, Vaso Tole foli për rëndësinë e këtyre konkurseve për të mbështetur kompozitorët e rinj.
Çmimin e tretë i këtij edicioni iu dha kompozitores nga Kosova, Fjolla Gashi çmimi i dytë shkoi për kompozitorin Jetmir Zaganjori dhe çmimi i parë Çesk Zadeja shkoi për kompozitorin Kris Sopiqoti.
Veprat e Fituesve të çmimeve të këtij edicioni do të luhen nga Orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit.