Konkursi i krijimtarisë letrare, në Muzeun Historik do të mbahet edicioni i tretë i “Gegnisht”
Shkodra është “Muza” e shkrimtarëve më të medhenj të letërsisë shqiptare, të djeshme dhe të sotme. “Gegnisht” quhet konkursi dedikuar krijimtarisë letrare dhe krijuesve më të mirë të disa zhanreve që do të mbahet në fundjavë në Muzeun Historik të Shkodrës.
Konkursi shënon edicionin e tretë të tij, por dy të parët janë zhvilluar online. E veçanta e organizimit ka të bëjë me shtrirjen gjeografike të pjesëmarrësve.
12 krijimet më të mira do të interpretohen në mbrëmjen e datës 1 qershor. Kjo ngjarje e rëndësishme e kulturës mbeshtetet nga Bashkia e Shkodrës.