Konkursi i pranimeve në “Prenkë Jakova”/Preferohet më shumë dega e Muzikës në raport me Artet Figurative
Nga dita e sotme, ka nisur një tjetër fazë e re pranimesh në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër. Konkurimi është i hapur për klasën e parë, gjashtë dhe dhjetë dhe do të vijojë deri më 30 gusht në degën e muzikës dhe arteve figurative.
Faza e parë e pranimeve për vitin e ri shkollor ka nisur që në muajin qershor dhe kjo bëhet me qëllim që të rriten prurjet. Deri tani llogariten rreth 40 të tilla në të dyja degët.Këtë vit ka një rritje të interesit për degën e muzikës dhe po ashtu një zgjerim gjeografik të pjesëmarrësve.Në datat 29 dhe 30 gusht do të zhvillohet konkursi i pranimeve në degën e Arteve Figurative për klasën e 10 në pikturë dhe skulpturë nga ora 09:00 – 12:00.