Konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, nis faza e parë mes shkollave 9- vjeçare në ZVA Shkodër
Me shpalljen e 2024, vit të gjuhës shqipe, Ministria e Arsimit është angazhuar në ndërmarrjen e aktiviteteve të reja. Sot ka nisur konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe.
Ky konkurs, synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Në shkollën 9 – vjeçare “Ndre Mjeda” në konkurim ishin nxënës nga katër klasat paralele, ndërsa konkursi do të realizohet në disa faza.
Konkursi do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar