Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin 2024 në Kinema “Republika”.
28 konkurentë të vegjël interpretuan në finale pjesë të zgjedhura poetike dhe grimca humoristike.
Juria vlerësoi me çmimin e parë të këtij viti Hea Lohja, ndërsa me vendin e parë në kategorinë e Arsimit Fillor, Diora Hataj.
Në kategorinë e humorit, me çmimin e parë u vlerësua grupi i shkollës “Zemra e Krishtit”.
Elementët e spektaklit ishin të pranishme në këtë mbrëmje, përmes korit të fëmijëve, interpretuesve të rinj dhe valleve tradicionale.
Rreth 280 fëmijë nga 43 shkolla të Bashkisë Shkodër u angazhuan në këtë edicion të konkursit “Fjala artistike” në tre fazat e zhvillimit të tij.