Konkursi ndërkombëtar “Pjetër Gaci”, edicioni i ri do të zhvillohet në datat 23, 24, 25 dhe 26 maj
Konkursi ndërkombëtar “Pjetër Gaci”, i organizuar nga Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore me të njëjtin emër, këtë vit shënon edicionin e XXIII. Ai do të mbahet në datat 23, 24 dhe 25 maj, ndërsa finalja e madhe më 26 maj në teatrin “Migjeni”.
Fokusi kryesor i tij mbetet evidentimi i interpretuesve të rinj të muzikës klasike.
Konkursi do të zhvillohet njëkohësisht në tre institucione që janë: teatri “Migjeni”, shkolla artistike “Prenkë Jakova” dhe biblioteka “Marin Barleti”. Në përfundim të konkursit, juria e ndarë në disiplinat përkatëse, do të vlerësojë më të mirët e tyre.