Konstantinos Tasoulas zgjidhet President i ri i Greqisë
![Konstantinos Tasoulas zgjidhet President](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/Konstantinos-Tasoulas-zgjidhet-President.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Deputeti i Demokracisë së Re, ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, Konstandinos Tasoulas është zgjedhur këtë të mërkurë (12 shkurt) si President i Greqisë.
Tasoulas, kandidati i partisë konservatore në pushtet, siguroi 160 vota në Parlamentin prej 300 vendesh. Në votim morën pjesë gjithsej 276 ligjvënës.
Në raundin e katërt dhe të fundit të votimit, pragu për zgjedhje ishte shumica e thjeshtë prej 151 votash. Me Demokracinë e Re që mbante 156 vende, fitorja e Tasulas ishte e garantuar.
Tasos Giannitsis, i mbështetur nga partia kryesore opozitare PASOK, mori 34 vota, ndërsa Louka Katseli, kandidati i mbështetur nga e majta SYRIZA dhe e majta e re, mori 29 vota. Kostas Kyriakou, kandidati i partisë së ekstremit të djathtë Niki, mori 14 vota.
Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, në mesazhin e tij për zgjedhjen e Presidentit shprehu bindjen se Tasoulas, do të përmbushë rolin e tij si simbol i unitetit kombëtar dhe garantues i stabilitetit kushtetues.
“Kuvendi zgjodhi sot Presidentin e 10-të të Republikës së Tretë të Greqisë. Dua të përgëzoj përzemërsisht Konstantinos Tasulasin, i bindur se do të përmbushë rolin e tij të lartë si simbol i unitetit tonë kombëtar, por edhe si garantues i normalitetit demokratik dhe stabilitetit kushtetues. Për misionin e tij, në fund të fundit, ai ka edhe prestigjin edhe përvojën politike. Karakteristika që ai i ka shfaqur tashmë në postet publike që i ka shërbyer vazhdimisht për dekada, por kryesisht nga selia e Kryetarit të Dhomës, detyrë ku u zgjodh me mbështetje të gjerë ndërpartiake. Prandaj ai ka respektin e të gjithëve ne”, u shpreh Mitsotakis.
Tasoulas do të pasojë Katerina Sakellaropoulou, mandati i së cilës përfundon më 13 mars. Ceremonia e betimit pritet të bëhet në të njëjtën ditë.