Konstituohet ”Antikorrupsioni”, bojkoton opozita. Spiropali: Në BE integrohet Shqipëria, jo qeveria

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ka nisur sot (14 qershor) zyrtarisht punën duke zhvilluar mbledhjen e parë, e cila është bojkotuar nga anëtarët e opozitës. Kryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafaj shprehu keqardhje për bojkotin e opozitës, ndërsa u bëri thirrje që të jetë në pranishëm për të bashkëpunuar në çështje që kanë rëndësi për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

Xhafaj tha se roli i opozitës është i rëndësishëm, ndërsa i rikujtoi se bojkoti i ka kushtuar shumë elektoralisht asaj.

 “I keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrimi të përbashkët për angazhim në këtë komision që buron nga kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit. Ky komision do adresojë çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit, përtej interesit të partive tona,  i shërben forcimit dhe modernizmit të shtetit, të ardhmes së vendit tonë. Kjo situatë me sjell një situatë të ngjashme kur filloi veprimin në 2014 komisioni për reformën në drejtësi, opozita edhe atëherë në 2014, megjithëse e kishte votuar ngritjen nuk mori pjesë në mbledhjen e parë dhe disa të tjera. Reflektuan me vonesë dhe përfshinë më pas. Koha tregoi që kolegët tanë të opozitë gabuan dhe kjo u kushtoi shumë politikisht dhe elektoralisht. Shpresoj që kjo shistori të mos përsëritet dhe shume shpejt ta kemi opozitën mes nesh”, tha Xhafaj.

Për bojkotin e kësaj mbledhje nga opozita, keqardhje kanë shprehur edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ku theksuan se ky komisionin i shërben integrimit të vendit dhe se në “BE nuk integrohet qeveria, por Shqipëria”.

Nikolla theksoi se ky komision ka mision kombëtar dhe jo interes partiak.

“Ky komision ka një mision të rëndësishëm kombëtar, me përgjegjësinë që kuvendi i ka ngarkuar për kurorëzimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit. Komisioni nuk ka asnjë ngarkesë politike apo interes partiak. Duke qenë se është komision gjithëpërfshirës shpreh keqardhjen që opozita nuk është prezentë”, tha Nikolla.

Edhe për Spiropalin ku komision është një vijimësi e plotësimit të reformave për procesin e integrimit të vendit në BE.

“Një nga sfidat kryesore lidhet me domosdoshmërinë për plotësimin e reformave dhe duhet qasje kombëtare dhe gjithëpërfshirje. Në BE nuk integrohet qeveria, por shteti shqiptar. Dora jonë për deputetët e opozitës, mbetet e shtrirë”, tha Spiropali.

Ky komision ka 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita dhe ka për qëllim thellimin e luftës kundër korrupsionit, forcimin e të zbatimit të ligjit duke in referuar rekomandimeve të BE si dhe hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi për adresimin e sfidave përkatëse në fushën ligjore dhe luftën ndaj korrupsionit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.