Konstituohet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, punimet zgjasin 4 muaj. Vokshi: Zbardhim dy aferat korruptive

Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up në Shëndetësi është konstituuar ditën e sotme (25 mars), ku do të hetohen dy nga PPP më të diskutuara nga opozita që i cilëson si abuzive, ndërsa po hetohen edhe nga SPAK.

Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga mazhoranca, ndërsa kryetare komisionit është Albana Vokshi. Komisioni hetimor ka një mandat prej 4 muajsh deri më 21 korrik 2024.

Vokshi tha se dy PPP, ai i sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi, kapin një vlerë prej 200 miione euro, që për opozitës nuk ka vetëm shpërdorim detyre, por edhe korrupsion në nivele të larta.

“Sot është mbjellja e parë e komisionit hetimor lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi. Më 26 shtator është depozituar një kërkesë të 45 deputetë të opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për koncesionet në sektorin e shëndetësisë. Më 12 shtator kuvendi e rrëzoi këtë kërkesë të parë në shkelje të kushtetutës dhe pas kërkesës së opozitës prej më shumë se 5 muajsh në seancën e 21 marsit Kuvendi miratoi me 95 vota ngritjen e komisionit hetimor lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe check-up. Ky komision nuk është kërkuar për interesin e një partie politike, por shihet nga opozita si një mjet për të nxjerrë në pah situatën në të cilën ndodhet sektori i Shëndetësisë. Dy kontratat e koncesioneve arrijnë vlerën 200 milionë euro për sterilizimin dhe check-up. Për ne nuk është vetëm shpërdorim detyre por edhe korrupsion në nivele të larta të qeverisë dhe institucioneve”, tha Vokshi.

Mbledhja nisi me debate e përplasje mes kryetares së opozitës, Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Teksa Vokshi fliste për punën dhe hetimin që do të fokusohej ky komisionin, Ndreca kërkoi që mos të zbatohet rregullorja dhe të mos bëhen konkluzione pa nisur ende puna e komisionit.

Ndreca: Të ikim ne dhe vazhdoni konferencën. Të ikim ne

Voskhi: Të lutem mbylle. Nëse do ta nisni kështu…

Ndreca: A jemi mbledhur për të konstituuar.

Voskhi: Po shpjegoj për publikun ca është ky komision, pse është mbledhur dhe çfarë të trajtojë. Mos u shqetësoni

Ndreca: Referuar deklaratave del e qartë që ju keni paragjykuar veprimtarinë, nëse ju vijoni më tutje të konkludoni pa filluar puna e komisionit, keni fyer parim kushtetues mos paragjykimin e një çështje që është arsyeja përse ne jemi ngritur për te hetuar.

Ngritja e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi u arrit pas marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit, duke i dhënë fund kaosit prej 5 muajsh në Kuvend.

Anëtarët e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi

  1- Albana Vokshi Kryetar PD

  2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS

  3- Klodiana Spahiu Anëtar PS

  4- Milva Ekonomi Anëtar PS

  5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

  6- Ilir Metaj Anëtar PS 

  7- Edona Bilali Anëtar PS

  8- Petro Koçi Anëtar PS

  9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS

10- Zheni Gjergji Anëtar PD-Rithemelimi

11- Ina Zhupa Anëtar PD-Rithemelimi

12- Edmond Spaho Anëtar PD-Rithemelimi

13- Saimir Korreshi Anëtar PD-Rithemelimi

14- Xhelal Mziu Anëtar PD-Rithemelimi

15- Petrit Vasili Anëtar Partia e Lirisë

Anëtarët Zëvendësues

  1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS

  2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS

  3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD-Rithemelimi

  4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD-Rithemelimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

15 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

15 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

15 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

15 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

15 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

15 hours ago

This website uses cookies.