Senati Akademik i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit, ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të konstituimit.
Mbledhja është drejtuar nga kryetari i Senatit Akademik, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, rektor i këtij universiteti. Në hapje të mbledhjes, Gjuraj ka vënë theksin tek parimi i transparencës me mediat e qytetarët, që nga dita e parë e nisjes së punës së senatit të ri akademik.
Gjatë fjalës së tij, Gjuraj ka vënë theksin në implementimin e platformës së tij të prezantuar gjatë zgjedhjeve në universitet, por duke kërkuar vëmendje të shtuar në procesin e regjistrimeve,i cili vijon akoma.
Sipas agjendës së prezantuar, Senati Akademik ka zgjedhur sekretaren e tij, Fatbardha Osmanaga, e cila mori 19 vota të anëtarëve të Senatit.
Në vijim, është votuar për zëvendësrektorin, ku rektori Gjuraj propozoi emrin e Prof. Dr. Blerta Dragusha. Kandidatura e saj mori 18 vota pro dhe një kundër. Prof. Dr. Blerta Dragusha, është pedagoge e Fakultetit Ekonomik, të cilin e ka drejtuar për 8 vite si dekane.
Senati Akademik i Universitetit të Shkodrës ka 21 anëtarë, përfshirë edhe rektorin Gjuraj. Pjesë e tij, janë edhe dy përfaqësues të studentëve.
Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…
I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…
Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…
Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…
This website uses cookies.